Nuk mund të futesh më brenda zyrave të GOOGLE nëse nuk je vaksinuar më parë.

Gjiganti i teknologjisë nisi me zbatimin e politikës së vaksinimit të punonjësve dhe pret që brenda pak javësh të gjithë pjesëtarët e stafit të kthehen në kampuse të vaksinuar.

Nuk bëhet fjalë për pak por po flasim për 144 mijë punonjës të Google në mbarë botën.

CEO i Google, Sundar Pichai deklaroi në postimin e tij në blog se “Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre duhet të vaksinohen”. Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës.

Google ka shtyrë hapjen e plotë të kampuseve të saj në mbarë botën nga 1 shtatori më 18 tetor për shkak të rritjes së rasteve të reja të variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Punonjësit e gjigantit të teknologjisë gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë për të vazhduar punën nga shtëpia deri në fund të vitit 2021, në rast të kushteve të veçanta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re