Marrëveshja, të cilën disa katolikë e denoncuan si një “shitje” ndaj autoriteteve komuniste kineze, u rinovua në shtator për dy vjet të tjerë.

Vatikani ka akuzuar autoritetet kineze se kanë shkelur një marrëveshje dypalëshe për emërimin e peshkopëve duke vendosur një peshkop të panjohur nga Selia e Shenjtë.

Në deklaratën e tij, Vatikani tha se ishte informuar “me habi dhe keqardhje” se peshkopi i një qyteti tjetër ishte emëruar zëvendës-peshkop i Xiangjit.

Emërimi duket të jetë një nga shkeljet më të rënda të marrëveshjes së vitit 2018 midis Vatikanit dhe Pekinit. Marrëveshja, të cilën disa katolikë e denoncuan si një “shitje” ndaj autoriteteve komuniste kineze, u rinovua në shtator për dy vjet të tjera. Detajet e saj mbeten konfidenciale.

Xiangji nuk njihet si dioqezë nga Vatikani, kujton deklarata, dhe vendosja e një peshkopi atje “nuk është në përputhje me frymën e dialogut”. Pa dhënë detaje të mëtejshme, Vatikani pohon se ka pasur “presion të fortë nga autoritetet lokale”.

Selia e Shenjtë pret një “shpjegim” nga autoritetet kineze dhe shpreson se “incidente të ngjashme nuk do të përsëriten”, përfundoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re