Skip to content

“Pacientët vijnë në fazën më kritike”, optikometri ‘ngre alarmin’: Në Shqipëri nuk ndiqet me profesionalizëm shëndeti i syrit

Optikometri Italian Luca Frioni me mbi 30 vite eksperiencë shprehet për Fax News se trajtimi i sëmundjeve të syrit ne Shqipëri nuk është ndjekur me profesionalizëm.

Ndër të tjera Frioni në një intervistë për gazetaren Sara Demushi thekson se pacientët vijnë për vizitë në faza të rënduara të sëmundjeve të syrit.

Frioni: Pacientet vijne ne faza te renduara te semundjeve te syrit dhe kjo gjë rrezikon rëndë shikimin e tyre. Është e rëndësishme që të kryhen vizita periodike.

Po ashtu është vënë re një tendencë në treg ku njerëzit dynden për marrjen e lenteve kineze të cilat dëmtojnë rëndë cilësinë e retinës.

Shumë e rëndësishme është të reduktohet përdorimi për një kohë të gjatë i celularëve pasi drita e ekraneve përbën shumë rrezik për syrin, sidomos te fëmijët.

Problemet me sytë e fëmijëve lidhen me konvergjencën e shikimit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb