Skip to content

Pacienti i parë drejt shërimit në Shqipëri, reagon Rama: Të presim dhe ti lutemi Zotit!

Kryeministri Rama ka reaguar për pacientin e parë i cili ka rezultuar negativ pas testit të parë.

Rama shkruan se nëse pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet atëherë do të kemi të shëruarin e parë me koronavirus në Shqipëri.

Postimi i Ramës:

NJË LAJM I MIRË

KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË

NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË

TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN

DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!

I LOE YOU”, shkruan Rama.