Pacienti me Covid-19, që ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është Hasan Mira, nga Fullqeti i Klosit, vjehrri i ish deputetit Gjetan Gjetani.

Gjetani është zgjedhur nga PS në 2017, më pas u bashkua me LSI.

Hasan Miri ishte në gjendje serioze për shëndetin, si pasojë e Covid-10, por jo në intubim.

Gazetari Skëndaj tha në një lidhje telefonike për “News24” se edhe një tjetër pacient ka tentuar të hidhet nga lartësia e këtij spitali, por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Ndërkohë, mësohet se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë pacienti 65-vjeçar M. H.

“65-vjeçari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ai është nga zona e Fushë Krujës. Ka pasur dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve, mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale,” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re