Një 60 vjeçar nga Laçi i infektuar me Covid 19, i ka dhënë fund jetës këtë të hënë duke u vetëhedhur nga kati i dytë i spitalit Shefqet Ndroqi.

Mjeku i urgjencës së spitalit rajonal në Laç, Agron Lala është shprehur për ABC se viktima ditën e shtunë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është nisur drejt spitalit Covid 2 për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas tij 60 vjeçari, Leonard Skabona ishte një person që kurohej në spitalin e Shkodrës për probleme të shëndetit mendor.

Ndër të tjera mjeku thekson se kërkesa e tij e vetme ishte që të ndihmohej nga ne pasi nuk kishte askënd.

“Leonard Skabona ka ardhur në spital, na ka njoftuar 127 për një të sëmurë që është me Covid, e kemi marrë te shtëpia dhe e kemi sjellë në urgjencë. Ka rezultuar me Covid, me oksigjenim 70, I është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Ka qenë i sëmurë edhe më përpara me çrregullime të shëndetit mendor, për sëmundjen trajtohej në spitalin e Shkodrës, për një periudhë disa vjeçare.

Është njeri i vetmuar, pa familje pa fëmijë. Kur kemi marrë anamnezën fillestare, më ka thënë që është i vetmuar dhe i paushqyer dhe të lutem më shtro në spital. Kjo ishte dhe një kërkesë e tij”, është shprehur mjeku Lala.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re