Duke “luftuar” për 222 ditë me jetën për shkak të kovidit një 56-vjeçar u paralajmërua nga mjekët tri herë se ai do të vdiste.
Ali Sakallioglu ishte pacienti që vuajti më gjatë infektimin nga kovidi në Britaninë e Madhe dhe në fund ia ka dalë të triumfojë duke shkuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë arritjes në banesë, Ali është pritur nga komshinjtë të cilët dolën në rrugë për ta përshëndetur. Shiç shihet edhe nga foto, ai duke i lumtur me mirëpritjen, ku një fëmijë i vogël i zgjat dorën atij.
“Ne mund t’ia dalim, mund ta mposhtim së bashku Covidin. Ne mund ta fitojmë këtë luftë ashtu siç fituam Luftën Botërore Një dhe Dy”, theksoi 56-vjeçari.
Britaniku gjithashtu pësoi një sulm në zemër, një goditje në tru, mushkëri, një dëmtim në mëlçi dhe në veshka si dhe pati infeksione të tjera.
/faxweb