Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka sqaruar rastin e 28- vjeçarit i cili është pacienti ”zero” i pari me koronavirus në Shqipëri që në fakt kishte ardhur nga Italia. Një mjeke në Muriqan deklaroi se 28- vjeçari nuk ishte kontrolluar kurse Rakacolli thotë të kundërtën që është kontrolluar.Rakacolli shprehet se 28- vjeçari u kontrollua në doganë por simptomat apo shenjat e gripit ju shfaqën një javë pasi kishte kaluar Pikën Kufitare, saktësisht më 5-6 mars.Më pas ajo shprehet se lapsusi me Hanin e Hotit ndodhi sepse 28- vjeçari deklaroi të kishte kaluar nga kjo Pikë Kufitare por pas verifikimeve autoritetet zbuluan se nuk kishte kaluar nga kjo Pikë Kufitare por nga ajo e Muriqanit.

”Atëherë historia është fare e thjeshtë, e zakonshme në epideminë e sëmundjeve infektive. Rasti ka udhëtuar në Firencë, por ka bërë rrugë me makinë në veri të Italisë, ka kalur në Slloveni, Kroacia dhe hyri në Pikën Kufitare me Malin e Zi.
Është e qartë që ka kaluar në zonat e kuqe të Italisë, Kroacia, Slloveni. Normal që ato momente ai nuk ka patur simptoma siç janë këshilluar kur vijnë nga zona të kuqe, të izolohen, të vendosen në karantinë.

Pse u tha në fillim nga Hani i Hotit?Fillimisht pyetet i sëmuri. Dhe ai deklaroi që kishte hyrë nga Hani i Hotit, Më pas prej verifikimve u pa që kishte hyrë nga Muriqani.Pse nuk u kontrollua?
Nuk është e vërtetë. Që kur ka filluar epidemia që në të gjitha Pikat Kufitare, aeroport ka epidemiologë dhe mjekë që i masin temperaturat dhe i intervistojnë. Deri në datën 5- 6 mars i kanë filluar shenjat e gripit.Mendoj që po që patëm kohë që të pregatitemi. Nëse do të kishte ndodhur në të njëjtin moment si Kinë. Ndoqëm hap pas hapi udhëzimet dhe patëm kohë të përgatitemi duke njohur virusin. Prandaj e them me qetësi që duke marrë parasysh edhe numrat në Itali ne jemi gati ta përballojmë me trajtimin dhe mjetet që disponojmë në shërbimin shëndetësor.Kryeministri Rama shpalosi shumë saktë masat konkrete dhe strategjisë të marra nga Komiteti i Ekspertëve me ekspertët më të mirë që kanë dhënë prova që kanë bërë strategji dhe kanë përballuar epidemi.

Kemi ekspertë të cilët dinë dhe me Task- Forcën e ngritur kemi dhe pjestarë të OBSH. Kemi bërë një plan në nivelin e riskut. Kur ishte risku i ulët ishte për parandalim, që të kishim stoqet e nevojshme dhe trajnimin e personelit shëndetësor që do të përballej me këtë sëmundje.
Fakti që u kapën rastet treguan se strategjia jonë për të kapur rastin sa më shpejt tregon që strategjia ka qenë e mirë.
Në momentin që vjen rasti ndryshon strategjia. Dy rastet janë në spital se janë të sëmurë me koronavirus. Në karantinë futen ata që janë mirë nga ana shëndetësore ose ata që dyshohen.

Karantinimi në shtëpi është tjetër gjë, është i detyrueshëm. Rri në shtëpi, bën jetën e vet brenda saj. Kurse karantina në dhomë të posaçme është për të mos pasur kontakte me të tjerët dhe një personel shëndetësor të përkushtuar që vëzhgojnë situatën shëndetësore të tyre.
8 persona janë në karantinë pasi dyshohet se mund të jenë mbartës të koronavirusit. Por duhet të presim të dalë rezultati i parë. çdogjë është në përputhje me rezultatin e parë.

Kemi bërë të gjithë skenarët e mundshëm se çfarë do të ndodhë. çfarë do të bëjmë nëse kemi mbi 100 të sëmurë apo nën 100 të sëmurë. Vdekja vjen zakonisht prej pamundësia për të marrë frymë pra problemeve respiratore.
Në këto lloj sfidash publike është e rëndësishme bashkëpunimi me qytetarët. Kur jepet këshilla mos dilni nga shtëpia nëse vini nga zonat e kuqe të vendeve të prekura mos e bëni atë. Apo mos merrni pjesë në tubime si p.sh. dje ishte 8 marsi. Ka shumë rëndësi qetësia. Ka treguar eksperienca se kur ka pasur qetësi dhe jo panik vendet e kanë përballuar shumë mirë.

Ne jemi munduar të imagjinojmë çdo lloj skenari apo përballje. Me gjithë këshillat e vazhdueshme që mos shkoni në një institucion shëndetësor pasi vendosni në rrezik edhe atë institucion. Kemi trajnuar personelet. Brenda 15 minutave të fillohet me ankesat e gripit apo nëse ka histori epidemiologjike dhe në dyshimin më të vogël skedohet dhe telefonohet 127.
Mos harrojmë që jemi 12 orë pasi ka ndodhur situata me pacientin ”zero”. Menjëherë kemi marrë të gjitha skedat për njerëzit që kanë kaluar në atë moment në atë kohë nga Pika Kufitare e Murqanit dhe po monitorohen dhe po vëzhgohen.

Si qytetarë flas nuk duhet të kemi frikë pasi sistemin shëndetësor e kemi mirë. Ju lutem pa panik, ju lutem 127 dhe ndiqni këshillat pasi janë këshilla të mirëmenduara. Pacienti ”zero” është rast i importuar dhe është pacienti i parë që shfaqet këtu. Ky është pacienti ”zero”.”- tha Rakacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re