Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar
mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit
Rajonal Berat,Edlira Shkëmbi.

Një mjeke nga lagjia “Kala”,një infermier dhe shoferi i
ambulancës,kanë shkuar rreth orës 09:30 të  mëngjesit të sotëm në një
banesë në lagjen “Çlirim”,ku janë njoftuar për një paciente asmatike në
gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi
mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë ,nuk kishte shenja
klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale
ishin normale.

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat
se,kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti,por i ka gënjyer ata
për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë. Kur stafi mjekësor e ka
pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur
kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është
përgjigjur “Jo”.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar
nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë;f akt që
është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të
stafit sërish në banesë.

Në këto kushte,është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për
marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e
stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat,që ishin në kontakt me
pacienten,të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së
analizave të tamponëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re