Një vizitë mjekësore e një 60 vjeçareje në urgjencën e spitalit të Elbasanit ka detyruar mjekët dhe infermierët e spitalit që të karantinoren në shtëpi.
Ditën e djeshme, ISHP-ja konfirmoi dy raste me koronavirus gjatë ditës së djeshme në Elbasan.
Bëhej fjalë për një çift bashkëshortës, ku burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.
Aktualisht 60 vjeçarja ndodhet në Tiranë, kurse burri është i karantinuar në shtëpi.
Gruaja ka marrë trajtim nga stafi i spitalit dhe është dërguar në shtëpi pas ekzaminimeve të bëra.
Testet e stafit mjekësor dolën negative, megjithatë mjekët dhe infermierët mbeten të karantinuar në pritje të testit të dytë.
