Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se anulloi vizitën e tij në Banja Luka për shkak të kërcënimeve që ai dhe delegacioni kosovar, morri nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik.

“Për shkak të kërcënimit dhe pengesave të krijuara nga presidenti Republika Srpska, Milorad Dodik,  unë anulova udhëtimin në Banja Luka. Pavarësisht ftesës së Igor Crnadak, ministrit të Punëve të Jashtme të Bosnjes, unë anulova pjesëmarrjen në takimin e SEECP. Dodik është një shqetësim i madh për të gjithë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Pacolli në Tëitter.

Më parë, kreu i diplomacisë boshnjake, Igor Crnadak, deklaroi se përfaqësuesit e Prishtinës marrin pjesë në takimet rajonale ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjen Beograd-Prishtinë, në kuadër të bisedimeve të Brukselit dhe me pëlqimin e plotë të Beogradit zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re