Ministrit i Punëve të Jashtme të Çekisë Tomásh Petřícek ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm në detyrë në Kosovë, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nuk do të ketë tërheqje të njohjes nga ana e Çekisë.
“Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë çnjohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petřícek për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke”.