Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Varshavë është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Mass, ku bëhet me dije se në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë edhe për procesin e dialogut me Serbinë dhe arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje mes të dyja vendeve.

 

“Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështetë plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën”.

 

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është stërzgjatur nga institucionet e Bashkimit Evropian. Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Shengen.

 

Vendet që më së shumti kanë shprehur hezitimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, janë pikërisht vendet aleate, ku përfshihej edhe Gjermania, të cilat deri më tash, përveç se e kanë njohur ndër të parat Kosovën, kanë ndihmuar atë në procesin e integrimeve evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re