Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm para pak vitesh, është shprehur gjuhëashpër ndaj BE-së që sipas tij ende s’i ka vizat me Kosovën. Sipas tij, ky durim ka një kufi.

“Sot 10 vite më pare, Kosova filloi dialogun për liberalizimin e vizave. BE-ja duhet të pendohet që (ende) ka mbajtur të izoluar popullsinë më të re dhe më pro-evropiane, pavarësisht nëse janë plotësuar kushtet apo jo. Evropa duhet të veproj!! Durimi ka kufi!”, ka shkruar Pacolli në FB.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re