Zëvendëskryeministrit dhe ministri i Jashtë i Kosovës, Behgjet Pacolli, nga Uashingtoni ka deklaruar se Amerika vazhdon ta mbështes Kosovën dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth teorie për ndarje.

 

Gjatë qëndrimit të tij ën SHBA, Pacolli është takuar me  Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ndërsa këshilltari i ministrit të Jashtëm ka theksuar mbështetjen e Amerikës për Kosovën.

 

“Politika amerikane është e qartë. Takimi i zëvendëskryeministrit Pacollit me sekretarin Pompeo e rikonfirmon qëndrimin e palëkundur të SHBA-vë në mbështetje të Kosovës. Kosova nuk mund të lëvizje në asnjë proces pa koordinimin dhe mbështetjen e SHBA-ve, andaj e politika jone e jashtme bazën e ka në Uashington”.

 

Ndërkohë dy ditë e fundit, ka qarkulluar një lajmë në media Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me Presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit.

 

Sipas Zyberajt kjo nuk është aspak e vërtet, pasi është vetëm propagandë e krijuar nga Beogradi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re