Behgjet Pacolli priti ne nje takim zyrtar homologun e tij shqiptar Dimtir Bushati, te cilit i beri nje propozim te drejtpërdrejt.

 

“Kam kërkuar nga pala shqiptare te mos jete duarkryq dhe te shikoj cfare po ndodh këtej, por pala shqiptare duhet te jete pjese perberese e synimit tone, synimi jone eshte dialogu me Serbinë dhe aty ose ne publik ose mbas kulisave, te jene aty. Nëse mund BE dhe SHBA te jete prezentë, pse jo Shqipëria.”

 

Duke u ndalur tek çështja e kufijve, kreu i diplomacisë se Kosovës kujtoi deklaratën e Pavarësisë.

 

“Kosova është shtet i pavarur, ka shpallur pavarësinë e vet ne vitin 2008 dhe si deklarata ka pasur per baze kufijtë e Kosovës dhe ato duhet te respektohen dhe ne te ardhmen. Kushtetutshmëria e Kosovës duhet te mbrohet ne ploteni, dhe integriteti territorial i Kosovës.”

 

Nga ana e tij, Ditmir Bushati shmangu çdo koment lidhur me debatin per korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke u ndalur vetëm tek mbështetja qe Tirana zyrtare i ka dhëne procesit te dialogut.

 

“Shqipëria e ka mbështetur ne mënyre te vazhdueshme kete proces, pavarësisht se kush ka qene dhe kush eshte ne krye te punëve te vendit ne Shqipëri apo ne Kosove. Persa i përket kësaj çështje, deviza jone është qe Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize i jemi përmbajtur me besnikëri, pavarësisht opinioneve te ndryshme politike qe aktor te ndryshem ne Shqipëri mund te kene per çështje te karakterit lokal, kur vjen puna tek kjo ceshtje, ne kemi demonstruar unitet dhe solidaritet.”

 

E ne fund, Pacolli përgëzoi ministrin Bushati per ate qe ai e cilësoi “zgjidhjen e problemit historik me Greqinë”, edhe pse ne fakt, deri me tani, marrëveshja mes dy vendeve nuk eshte arritur, përjashto marrëveshjen e njohjes se patentave.

 

“Dua ta përshëndes homologun tim Ditmirin per punën e mrekullueshme qe ka bere ne zgjidhjen e problemit historik me Greqinë. Ne kemi përcjelle takimet tuaja dhe sinqerisht ju pergezojme. Ka qene nje pune e mrekullueshme dhe sot kjo pune merret si nje shembull i mire dhe si nje lajtmotiv qe do te thotë qe dhe problemet e tjera te zgjidhen ne rajon. Ju përgëzoj shume per ketë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re