Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar paralajmërimin e Ministrit të Brendshëm për padi ndaj deputetëve që ndezën zjarr në sallën e Kuvendit.

Bardhi shprehet se kërkesa të tilla janë një shenja të një regjimi dhe as nuk i trembin opozitarët, as nuk i intimidojnë.

Gazment Bardhi: Shenja të një regjimi që pasi i ka vërsulur forcat e sigurisë deputetëve po i bën shërbimin më të keq besimit të qytetarëve ndaj drejtësisë.

As na shqetëson as na trembin as na intimidojnë, as me forca sigurie, as me prokurorë e gjyqtarë, unë pres që ata të refuzojnë këtë sjellje të ministrit të Brendshëm dhe qeverisë që i trajton ata si vartës.

I pyetur nëse deputetët e përjashtuar të opozitës do të marrin pjesë në seancën e radhës plenare, “secili koleg është i vendosur për të vijuar aksionin e tij.”

Gazment Bardhi: Do duhet të sqarojë se aq kanë në dorë aq do bëjnë. As na kanë shqetësuar ndonjëherë veprimet arbitrare në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit për përjashtuar deputetët e opozitës nga veprimet parlamentare sikundër as na kanë penguar për aksionin opozitar.

Pavarësisht këtyre veprimeve arbitrare, secili koleg është i vendosur për të vijuar aksionin e tij, deri në plotësimin e atyre kërkesave që përbëjnë të drejta të opozitës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re