George Santos, 34 vjeç, i cili rriti të ardhurat e tij financiare dhe “zbukuroi” biografinë e tij, pranoi se ai sajoi shumë në atë përmbajtje jetëshkrimore.

Përfaqësuesi republikan George Santos, gënjeshtrat e të cilit pas zgjedhjes së tij vitin e kaluar në nëntor argëtuan botën e politikës dhe medias, është paditur në Gjykatën Federale, raportojnë mediat amerikane.

Ende nuk dihen pikat e aktakuzës.

Rrjeti CNN, duke cituar tre burime të mirëinformuara, thotë se prokurorët federalë kanë ngritur akuza kundër Santos, një përfaqësues i New York-ut, i cili mund të dalë në gjykatë qysh të mërkurën.

Kongresmeni amerikan e quajti veten “realizimi i ëndrrës amerikane”, duke u akuzuar gjithashtu se gënjeu për përkatësinë e tij fetare, duke pretenduar se ishte “krenar për origjinën e tij hebreje” edhe pse ishte rritur në një familje katolike.

Ndaj tij po kryhen disa hetime, në Kongres, në New York dhe në Brazil.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re