Një çift avokatësh në Zvicër kanë ngritur një padi kundër revistës satirike franceze Charlie Hebdo, për një karikaturë të botuar më 9 janar në lidhje me zjarrin vdekjeprurës në një bar në vendpushimin e skive të Crans-Montana ku u shuan tragjikisht me dhjetra jetë të rinjsh.

Padia u ngrit nga Stéphane Ryan dhe gruaja e tij, Beatrice, në kantonin e Valais dhe drejtohet kundër revistës dhe karikaturistit Eric Salk.

Në karikaturë, dy skiatorë me fasha dhe lëkurë të djegur po rrëshqasin poshtë një shpati, me një banderolë në sfond që shkruan “Crans Montana”, si titullin e filmit (të supozuar) “The Burned Ski” dhe mbishkrimin “Komedia e vitit”.

Dy frazat e fundit i referohen filmit të vitit 1979 “The Tanned Ski” (“Les Bronzés font du ski”).

“Transformimi simbolik i viktimave të vërteta në aktorë të qeshur në një tragjedi për të cilën ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi përbën një dehumanizim të papërshtatshëm, të papajtueshëm me respektin minimal të detyrueshëm për dinjitetin njerëzor”, thonë avokatët, duke argumentuar se “respekti për dinjitetin njerëzor ka përparësi mbi lirinë e shprehjes”.

Avokatët po u kërkojnë autoriteteve lokale të nisin një hetim kundër menaxhmentit të revistës dhe karikaturistit dhe t’i detyrojnë ata të paguajnë kompensim që do të ndahet midis të gjitha viktimave.

Karikatura u botua më 9 janar, një ditë zie kombëtare për Zvicrën në kujtim të 40 të vdekurve në tragjedinë e Crans-Montana. Midis viktimave, kryesisht të rinj, kishte shumë të huaj, francezë dhe italianë, por edhe një vajzë me shtetësi greke dhe zvicerane.

Agence France-Presse kontaktoi Charlie Hebdo, e cila nuk pranoi të komentonte.

Kujtojmë se kjo revistë kontraverse franceze ka fituar nam të keq pikërisht nga mospasja e asnjë limiti etik. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re