Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për protestën e shoqërisë civile të organizuar në Vlorë kundër ndërtimit tek “Sheshi i Flamurit”.

Cakrani nënvizoi se Vlora po kthehet në një qytet pa histori, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se do të kryhet një padi në SPAK. Gjatë fjalës së tij, Cakrani nënvizoi se Rama po mundohet që këtë protestë ta kthejë në politike ndërsa policia në mënyrë të paligjshme po shoqëron në komisariat protestuesit.

“Kryeministri Edi Rama kur do të mbrojë zullumet e tij gjen forma për të bindur opinionin publik. Në mes të qytetit të vlerës po ndërtohet një çiban, është prishur sheshi i flamurit që është ndërtuar nga italianët dhe simbolizonte bashkimin kombëtar. Vlonjatët do të jenë pa shesh.

Sheshi i Flamurit është Meka e Shqiptarëve ku për 28 nëntor aty bëheshin homazhe, tubime , koncerte, shesh që shfrytëzoheshe nga aktivitete të ndryshme kulturore. Identiteti i Vlorës nuk ekziston më, kolagjia 28 nëntori po rinohen lagjet e vjetra. Nuk ka më histori qyteti i Vlorës , e vetmja godinë ka ngelur ajo e qeverisë e 1912, por edhe ajo sot nuk duket pasi kryeministri ka vendosur një mal me dhe. Të shkatërrosh kulturën e kanë bërë vetëm talebanët dhe ushtira e ISIS kur hyri në Siri shkatërroi të gjithë zonat historike, të njëjtën gjë po bën kryeministri Rama.

Ligjet janë por problemi ëhstë që të rindërtosh ligji e ka të përcaktuar që duhet të pyetur publiku, çdo banor të informohet , po të jetë nevoja duhet të bëhet referendum pasi në këndvështrimin historik nuk ngel asgjë nga e kaluara. Ne që vijmë nga Belgjika e dimë shumë mirë që ata nuk ndërhyjnë në monumentet historike, por kjo është vepër e Edi Ramës.

Duhet të bëhet një kallëzim në SPAK për kryeministrin dhe gjithë personave që janë përgjegjës, duhet të pezullohet ndërtimi, dhe nëse ka shkelje të rënda. Referendumet duhet të bëhen, nëse ditët në vitij ka 16.500 për ti depozituar komisionit qendror të zgjedhjeve, duhet të votojnë qytetarët e vlorës që ajo ndërtesë mos prishet dhe vlora të kthehet në dinjitet.

Kush del në protestë procedohet, e drejta e protestës është një e drejtë Kushtetuese, është një protestë paqësore. Askush nuk ka bllokuar as rrugët as dhunë. Kjo është një formë e regjimit pasi kërcënon qytetarët me ndjekje penale, katoi janë forma që përdoren nga policia, qeveria, dhe Prokuroria. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, qytetarët nuk het të tremben nga kjo. Sheshi i flamurit është i gjithë shqiptarëve. Dje në ajo protestë askush nuk ka bërë politikë, ndoshta kryeministri është i tmerruar me foltoret e Sali Berishës, të shkojë ta zgjidhë me atë. Ne nuk kemi lidhje fare ne jemi profesionistë në fushat tona, s’kanë lidhje fare me partitë politike. Ishte një protestë në shenjë revolte”, u shpreh Cakrani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re