Skip to content

“Padia, detyrë atdhetare”/ Aktivisti Andi Tepelena: “Albanian Files”, autogol i Ramës. SPAK ka shkeljet, shqiptarët presin drejtësi! Alabbar pranoi gabimin, kush i paguan dëmet?

TEPELENA 1

Aktivisti Andi Tepelena në një intervistë në “News24” tha se protesta po maturohet çdo ditë dhe kërkesat janë të njëjtat si në ditën e parë për largimin e Ramës.

Gjithashtu gjatë intervistës, ai u ndal edhe te padia në SPAK për “Albanian File”, duke thënë se shqiptarët duan drejtësi dhe se Prokuroria e Posaçme ka tashmë të gjitha indiciet dhe shkeljet ligjore.

“Ne po bëjmë detyrën qytetarë, po furnizojmë SPAK me indiciet e shkeljet ligjore dhe urojmë që SPAK të marrë vendimet të duhura. Ka një shpresë dhe një pritshmëri të madhe nga qytetarët. Kjo po ndodh tani sepse ka një mungesë reflektimi nga Rama. Janë 5 pika që qëndron fort, ndërkombëtarët kanë reaguar, mediat botërore hapin faqet me korrupsionin në Shqipëri…Duhet thënë se Rama bën çdo ditë autogol . Edhe me “Albanian Files”, ishte një autogol nga Rama. Sot kemi deklaratë të investitorit që thotë kam gabuar. Por dëmet kush do ti paguajë? Mos harrojmë aeroportin e Vlorës . protesta e ka treguar qartë se nuk do të ndalet, Shqipëria ka qenë peng i politikave të vjetra”, tha ajo.