Dy vjet pasi më parë, punëtorë muslimanë në shtetin amerikan të Kolorados, iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje me punëdhënësit. Ata u kërkuan atyre që t’u jepet një pushim në kohën e faljes, gjë që iu ishte mohuar.

Gjyqi i nxorri ata fitues, e tani, përkatësisht, fabrika e përpunimit të mishit në Kolorado do t’u paguajë 1.5 milion dollarë kompensim, por dhe Bashkimi i Sindikatave gjithashtu do u paguajë kompensimin sepse nuk u qëndroi në mbrojtje punëtorëve.

Komisioni për të Drejtat e Barabarta dhe Mundësitë e Punëtorëve në Kongresin Amerikan, tha se drejtuesit i Cargill Meat Solutions ranë dakord të paguajnë 1.5 milion dollarë për 138 punëtorë muslimanë somalezë.

Komiteti gjithashtu njoftoi se menaxhmenti i fabrikës ka rënë dakord që t’u krijojë atyre të gjithë hapësirën e nevojshme, fizike dhe kohore, në ata të mund të kryejnë ritet e tyre.

Mosmarrëveshja erdhi në vitin 2006, për shkak të një ndalese e cila çoi në largimin nga puna të një numri punonjësish. Atyre, menaxhmenti i fabrikës iu kishte hequr të drejtën për të kryer ritualet.

Agjencia Federale Kundër Diskriminimit gjeti në vitin 2017 se “punëtorët ishin ngacmuar dhe diskriminuar, sepse protestonin për ndryshimin e papritur të politikës që i pengonte ata të kryenin obligimet e besimit”.

Pas vendimit të gjykatës, kreu i fabrikës së përpunimit të mishit të Cargill, Bryan Sykes tha se sigurimi i një vendi lutjeje për punonjësit është një segment i rëndësishëm i përfshirjes dhe i mbështetjes për punëtorët.

Nga ana tjetër, Bashkimi i Sindikatave do të paguajë 153,000 dollarë për punëtorët muslimanë për zgjidhjen e akuzave për diskriminim.

Agjencia Federale tha se Bashkimi i Sindikatave ra dakord ta paguajë kompensimin për mosmbrojtje të tyre kur ata ishin të shqetësuar për shkak të racës, fesë dhe origjinës kombëtare. /tesheshi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re