Sot në ambientet e Prokurorisë është paraqitur edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila do të pyetet për çështjen e Ardian Dvoranit.

Avokatja do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorit Alket Mersinaj, jo vetëm për pretendimet e ngritura nga Presidenca kundrejt Dvoranit, por edhe për vetë pretendimet e institucionit që Ballanca ka nën drejtim.

Në vijim të verifikimeve të prokurorisë, pritet që nesët të paraqitet edhe anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re