Prokuroria e Posaçme kërkon pushim të çështjes ndaj ish-drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Argumenti i SPAK për pushimin e çështjes është fakti që nuk ka vepër penale.

Padia ishte dorëzuar nga presidenti Ilir Meta, i cili e akuzonte për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Seanca në Gjykatën e Posaçme është parashikuar të mbahet nesër në orën 9:00.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re