Skip to content

Padia e pazakontë në Tiranë, kallëzon fqinjin se i pështyn makinën: Mendon se jam me COVID-19

Një padi e pazakontë është regjistruar në Tiranë, mes dy familjeve të cilat janë prej kohësh në sherr. Sipas “Balkanweb”, Skënder Hasmeta pretendon se komshiu i tij Dilaver Muçopata i pështyn makinën sepse mendon se është me COVID-19.

Dokumenti  është firmosur edhe nga oficeri i Policisë Gjyqësore. Kallëzuesi ndërkohë nuk ka pretendime për kanosje me jetë apo vepra të tjera penale të kryera nga komshiu i tij.

Dy familjet, Hasmeta dhe Muçopata janë prej 20 vitesh në sherr. Skënder Hasmeta ka kallëzuar disa herë Muçopatën, por gjykata e ka pushuar gjithmonë çështjen.