Padia e Presidentit të Republikës Ilir Meta për kreun e Këshillittë Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani është dërguar në tre prokurori, ajo e Përgjithshme, e Krimeve të Rënda dhe e Tiranës.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e ka shqyrtuar padinë e Presidentit Meta dhe ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për të vendosur nëse do të nisë apo jo hetimet.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 18 ditë afat për të shqyrtuar padinë e Presidentit, për të parë nëse është kompetente për regjistrimin e fillimit të hetimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re