Skip to content

Padia ndaj Dvoranit, Meta merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës

Presidenti Ilir Meta mesditën e kësaj të marte do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.

 

Informacionet bëjnë me dije se kreu i shtetit do të jetë në orën 12:00 tek Prokuroria, ku do të pyetet për kallëzimin penal që ka bërë ndaj kreut të KED-it, Ardian Dvorani.

 

Presidenti Meta pas përplasjes për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, ka paditur kreun e KED për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve shteterore.