Skip to content

Padia ndaj prokurorit të çështjes, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

erion veliaj ne gjykaten administrative

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur para pak momentesh në Gjykatën Administrative.

Veliaj ka kërkuar paligjshmërinë e prokurorit të çështjes së tij në gjykatë.

Ai ka mbërritur në ambientet e gjykatës i shoqëruar nga policia që ka bërë transportimin e tij nga ambientet e paraburgimit të Durrësit drejt kryeqytetit.