Gjykata Kushtetuese ka bashkuar dy paditë e presidentit për Teatrin në një të vetme, dhe do i marrë ato në shqyrtim brenda muajit mars.

Në mbledhjen e zhvilluar në datë 18 shkurt, Gjykata Kushtetuese, bashkoi padinë për kalimin e pronësisë së Teatrit Bashkisë, si dhe padinë për projektin, duke i dërguar shkresë Presidentit që brenda datës 8 mars të dërgojë pranë gjykatës parashtrimet.

Me administrimin e tyre, pritet të caktohet edhe seanca.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re