Raportohet shkarkimi i dy moderatorëve të programit të mëngjesit në RTSH.

“Mirëmëngjes Shqipëri”, që të vetmen risi kishte startin në 6.00 të mëngjesit, dallohej për një performancë tejet të dobët në raport me llojin e ekranit – RTSH, pra Televizioni Publik – gjë që ka kulmuar dhe me injorancën e thellë të dyshes ndaj dy termave, Holokaust dhe Auschwitz.

Ata, më saktë, siç pretendohet nga një pjesë e medias që kanë dhënë lajmin, nuk kanë mundur dot të artikulojnë dot këto dy emra në mënyrë korrekte, duke shfaqur jo thjesht paaftësi artikuluese në lexim, por padije rreth tyre.

Edhe pse janë dy terma tejet të familjarizuar për opinionin, për shkak të peshës së madhe historike që bartin, me gjasë që të dy po njiheshin për herë të parë me to, ndaj dhe s’i lexonin dot korrekt. Pra, një dyshe moderatorësh me një kulturë të përgjithme nën mesatare që ishin nisja e ditës për ekranin e taksapaguesve shqiptarë. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re