Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Kjo pasi Basha ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se seanca është shtyrë për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e Shpifjes. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë i kaloi kompetencën për gjykimin e padisë Gjykatës së Posaçme, pas disa muajsh ping-pongu mes dy gjykatave, asaj të Posaçmes dhe të Tiranës.
Në padi, Basha konsideron si shpifje të Erion Veliajt akuzat se kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.