Një ish-ushtar i UÇK-së në Maqedoni ka denoncuar atë që e konsideron padrejtësi të hapur ndaj vajzës së tij.

Daim Limani, në facebook ka publikuar foton e dëftesave shkollore të vajzës së tij, Amila Limanit, ku shihen rezultatet absolute, por që nuk ka mundur të regjistrohet në shkollën e mesme të mjekësisë. Sipas tij, e gjithë kjo ndodh pasiqë e bija nuk e ka “fatin” të ketë prindër funksionarët e BDI-së, por një ish-veteran të luftës që është lënë në harresë.

“Ky është suksesi i vajzës time por nuk u pranua në shkollë të mesme të MJEKËSISË sepse ….Baban nuk e ka ….MINISTËR….DREJTORnuk e ka BABA AZIZ POLOZHANINnuk e ka NËNË TEUTA ARIFINnuk e ka të afërt asnjë të BDI-sëKy është realiteti i BDI TË ALI AHMETITNuk është vajza e asnjë funksioneri të BDI-DUI-e hiq më pak e Nëndegës SLLAVE, BDI-së por është vajza e një ish USHTARI TË UÇK-së.Ky është suksesi dhe shpërblimi i ALI AHMETIT dhe BDI ndaj ushtarëve të UÇK-së”, kështu ka shkruar Daim Limani, ish ushtar i UÇK-së në rrjetin social facebook.

Ky postim i tij pati mbështetjen e dhjetëra qytetarëve të cilët poashtu akuzonin pushtetin aktual dhe kërkonin nga Daim Limani rastin ta paraqet në gjykatë mbi bazë të diskriminimit politik dhe statusor.

Se nxënësit dhe studentët e suksesshëm nuk kanë perspektivë në Maqedoni, dëshmon edhe rasti i njërit ndër studentët më të mirë shqiptarë, Ariton Rama.

I dëshpëruar nga situata politike në Maqedoni, ai vendosi të gris çertifikatën me të cilën para 3 vitesh ishte shpallur si student më i dalluar në vend.

“Sot vendosa ta gris, çertifikatën si njëri ndër studentët më të dalluar në vendin tonë ( 2015) e ndarë nga ministria e arsimit dhe shkencës.

Sepse kjo çertifikat në vendin ku është thyerr meritokracia tashmë nuk ka as vlerë e as sens.Fajsoj publikisht prindërit dhe profesorët e mijë që ndërvite më këshilluan dhe më mësuan që drejtësia ,përgjegjësia, morali janë atribute që në vazhdimësi duhet t’i kultivojë gjatë gjithë jetës sime.Dhe që dimenzionet jetësore që kur nuk duhen tradhtuar madje duhet sakrifikuar për ato janë Zoti,atdheu,familja dhe shoqëria.

Por e harruan një fakt vetëdijsimin për parapregaditjen time ,nëse i aplikoj parimet e lartpërmenduara do ngelem pa opcion veprimi mbrenda një shoqërie të margjinalizuar deri në palcë në krim ku kanë tradhtuar gjithçka në emër të paras dhe luksit, me një elitë intelektuale që një pjesë i shërben krimit politik, dhe një pjesë ngelet e heshtur nga frika.Pra jemi pro një shoqëria makiaviliste .

Këto ditë disa agallarë po festojmë ndryshimin e emrit por ku mbeti mbiemri pra karakteri i këtij vendi ku çdo ditë ajka e së ardhmes iku në Gjermani sepse ishin të lodhur duke ndëgjuar politikanët nga çdo tabor për integrime europiane ,një pjesë e të rinjëve ambicioz punojnë në pompe benzine duke ja mbushur xhypin me naftë me çmim të 4fishuar ,fëmijëve të funksionerëve që posedojnë kartela qeveritare dhe që janë nëpër borde e ndryshme ku thithin çdo ditë fondin publik,poashtu ka edhe disa prej tyre që mbledhin thana,mana,qershia nëpër malet e sharrit vetëm e vetëm t’i shesin për të mbijetuar pa qka nëse ndershëm dhe sukseshëm kan kryer studimet e mjekësisë por jo të partisë.

Jemi duke jetuar në një mentalitet me sistem të kalbur,ku edhe nëse je pjesë e reagimit nuk ke mbështetës madje as nga njerëzit më të afërt të idealit, ose nëse je i heshtur automatikisht je pjesë e sistemit të kalbur ose kritikohesh nga njerëzit që thellësisht janë pjesë e sistemit dhe shiten si intelektual të pavarur.

Më duket është rradha ime ta mbush valixhen ,dhe të mësoj frangjisht jo si magjistër i shkencave politike për integrime europiane po për një punë si kamarier ose murator në Francë sepse atje po më presin shokët .

Këtu edhe vllau edhe shoku edhe e dashura edhe profesori edhe mjeku edhe presidenti të shikojnë këpucën dhe orën, varësisht nga kjo të tregojnë sa dhe ku dhe kur do të qëndrosh,të jetosh ,të duash apo të të dojnë.

Luksi mbyti nderin.Andaj nuk më duhet kjo çertifikat .Sepse në vendin tim gjithçka shitet mandje shitet shumë lirë!”, ka shkruar në rrjetin social facebook, Ariton Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re