Drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, ka bërë me dije sot, teksa ka qenë e ftuar në Open se nga paketa e parë janë dhe 3800 biznese që mund të përfitojnë, por ajo tha se ata nuk kanë aplikuar. Ibrahimaj u shpreh se për këta biznese kanë mundësi që të aplikojnë deri të martën dhe tha se numri i të punësruarve është deri në 6500.

“Janë 3800 biznese që nuk kanë aplikuar nga paga e luftës edhe pse do e përfitonin. Do kenë mundësi të aplikojnë deri në ditën e martë të javësh së ardhshme. Janë rreth 6500 persona që do përfitojnë këtë pagë, por kjo duhet të verifikuar rast pas rasti. Ky është numri maksimal potencial”, tha kreu i Tatimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko