Drejtoria e Tatimeve ka dhënë detaje te rea se si mund të përfitohet paga e luftës, pak ditë pas skadimit të afatit për 40 mijë lekëshin.

Duke klikuar KËTU mund të plotësoni formularin që të aplikoni për pagën e luftës.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

Njoftim për individët përfitues sipas Paketës 2, për plotësim të të dhënave të llogarisë bankare

Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020.

Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhëni i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.

Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true. Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re