Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, se paga e luftës po shpërndahet, por ka gabime të disa punonjësve në numrat e tyre të llogarisë, duke justifikuar në këtë mënyrë vonesat që janë krijuar për një pjesë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës. Ai shkruan në rrjetet sociale se “asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët.

“Asnjë kryeministërt në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive.Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen.

Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët” shkruan Basha në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re