Një rritje prej 33% është bërë, sipas Sky Sports, në pagën vjetore të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino , pas rizgjedhjes së tij në 2023.

“Në një vendim të pazbuluar më parë nga një nënkomision i FIFA-s, paga e tij bazë u rrit në 2.6 milionë franga zvicerane pas rizgjedhjes së tij për një mandat të tretë si president vitin e kaluar”, shkruan Sky News.

Paga e tij bazë ishte 1.99 milionë euro në 2022, në vitin e fundit paga e tij u rrit me 33% dhe tani ka arritur në 2.69 milionë euro, një shumë e garantuar deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027.

I njëjti burim raporton se Gianni Infantino ka marrë një bonus prej 1.93 milionë euro për Kupën e Botës për femra.

Bonuset do të varen nga suksesi i turneve të mbajtura nën kujdesin e FIFA-s. Megjithatë, federata botërore ka parashikuar të ardhura totale prej 11 miliardë dollarësh për ciklin financiar katërvjeçar nga 2023 deri në 2026.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re