Çdo i punësuar që ka një të ardhur mujore bruto 100 mijë lekë, nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojë një deklaratë në administratën tatimore, e cila njihet si DIVA.

 

Draft-ligji i tatimit mbi të ardhurat që po diskutohet ka ulur kufirin e deklarimeve. Aktualisht këtë formularë e plotësojnë ata që kanë të ardhura vjetore 2 milion lekë, por ky kufi është ulur në 1.2 mln në vit.

 

Plotësimi i kësaj deklarate nuk do të thotë që i punësuari do të paguajë tatim shtesë. Por në rast se bën më shumë se një punë të ardhurat bashkohen dhe tatohen.

 

Nëse ky draft do të gjejë zbatim, ai do të hyjë në fuqi nga 1 janari i 2023. Ndërsa kjo deklaratë do të plotësohet në muajin prill 2024 dhe deklarohet e ardhurave e vitit paraardhës.

 

Këtë deklarate sot e plotësojnë edhe ata që janë të dy apo më shumë të punësuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re