Ne dosjen hetimore ndaj ish-kryeministrit, SPAK ka renditur në dosjen e saj prej 499 faqesh edhe pagesat që janë bërë nga Argita Malltezi, bashkëshorti i saj dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha për babain e tyre lidhur me shpenzimet shëndetësore dhe shpenzimet zyrave avokatore në Francë e Britani lidhur me çështjen non-grata.
Sipas dosjes së SPAK nga viti 2014 deri në 2024 janë bërë shtatë pagesa për shpenzime shëndetësore dhe avokatët që në total kapin vlerën 434 mijë euro dhe 153 mijë dollarë.
I pyetur mbi këtë pjesë të dosjes Berisha tha se “Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi.
Lidhur me shpenzimet shëndetësore, do ju rrëfej një sekret, në të gjitha rastet ka marrë një porosi nga unë. Këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar. Ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj dhe unë jam mirënjohës, asaj dhe Abit.
