Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mendon se Aktit Normativ mbi pagesat e qirave i bërë publik sot nga kryeministri Edi Rama është për “t’u elaboruar”. Në emisionin “Open”, ai nuk u përgjigj nëse është dakord apo jo, porse duhet të jetë më i qartë e duhet ta shikojë më me hollësi.
“Ky vendim për pagesat e qirave është për t’u elaboruar. Nuk mund të them nëse jam dakord apo jo, por do të elaborohet dhe sqarohet nga kryeministri.
Kjo është një çështje që mund ta diskutojmë gjatë dhe rasti ndryshon nga rasti. Një biznes i cii nuk ka asnjë lloj aktiviteti, nuk ka të ardhura për qiranë do të falimentonte.”, tha ai.
