Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në një shkrim në mediat sociale ka bërë një rrëfim të ndjerë për efektivin 26-vjeçar që u ekzekutua të shtunën në mëngjes, ndërkohë që autorët ende nuk janë kapur.

Gazetarja shkruan se Xhulion Prela, e donte shumë uniformën e tij, por paguhej vetëm 19 mijë lekë të reja, dhe të afërm të tij thonë se kohët e fundit ai kishte kërkuar edhe borxh.

Ndërsa ende nuk ka një motiv që mund të ketë çuar në ekzekutimin e të riut, gazetarja përmend edhe faktin se në shtëpinë e tij modeste në kryeqytet, familja e Xhulios nuk pa asnjë shef për ngushëllim.

“Asnje nga i rendesishem nuk e kaloi deri mbasdite vone ate prag dere, ate dere polici qe kemi te drejte te besojme qe u vra si polic derisa te zbardhet e kunderta , sic jane pistat qe qarkullojne qe nga vrasja rastesore , vrasje per mos marreveshje borxhi , vrasje se pati nje konflikt kur ishte polic ne Lezhe dhe e percollen polic ne Shkoder”, shkruan gazetarja.

Postimi i plotë i Anila Hoxha:

Dy fjale per Xhulion dhe…. per kedo qe dyshon pse nuk arrestohen bosset por vetem kundravajtesit

Xhulio Prela, me detyre polic i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte u vra ne rrethana ende te paqarta, nga autore ende te pagjetur. Derisa ceshtja te zbardhet kushdo ka te drejte te besoje se Xhulio, 26 vjec, eshte egzekutuar per shkak te detyres.

Nje polic qe u perpoq te merrte graden e nenkomisarit, ndaj dhe hyri ne Akademine e Sigurise. Nje polic qe si edhe ata shoket e kursit ne akademi, apo edhe paraardhesit qe shteti kerkon ti shkolloje dhe ti trajnoje me fjalen e fundit te ekspertizes , por qe sakaq ua nderpret rrogen gjate kohes qe ata jane edhe police edhe studente.

Nje nenkomisar i tille ne tentative gjate kesaj kohe, qe shkon me nderprerje ne pune paguhet vetem 19 mije leke te reja. Dhe duhet te mbijetoje me 19 mije leke, pasi sic belbezohet per cfare i duhen leket me shume nje polici ne akademi kur edhe pilafin dhe cajin ua paguan shteti”.
Vertet per cfare ?

Xhulio fjalepakteti e pershkruan shoku i tij ne nje drejtori Qarku.. ..Xhulio i qeti.
Por Xhulio ditet e fundit kisht kerkuar borxhe tek te afermit peshperit nje tjeter duke dredhur duhan.
Eshte dita e lamtumires se 26 vjecarit qe per gjashte vite e deshi policine, e deshi uniformen, sic e do kushdo qe mendon se nga ajo uniforme nis besimi ne shtet.

Ne shtepine perdhese dhe modeste te prinderve ne periferi te Tiranes shoket e tij ne te njejtin rang me te kane ardhur ti thone “Shko ne paqe Xhulio”. Por asnje shef. Asnje nga i rendesishem nuk e kaloi deri mbasdite vone ate prag dere, ate dere polici qe kemi te drejte te besojme qe u vra si polic derisa te zbardhet e kunderta , sic jane pistat qe qarkullojne qe nga vrasja rastesore , vrasje per mos marreveshje borxhi , vrasje se pati nje konflikt kur ishte polic ne Lezhe dhe e percollen polic ne Shkoder. …

Sikur konflikti i Lezhes te kish qene aq vdekje prures, se si mund ta shpetosh policin duke e levizur nga Lezha e duke e cuar ne Shkoder ,anipse kalon neper Lezhe , nuk di ta shpjegoj.
Xhulio fjalepaketi ishte polic , nga inspektor ai fitoi provimin promovues dhe vazhdoi spiralen e karrieres ne polici, megjithate nderkohe paguhej vetem 19 mije leke te reja. Shteti po e trajnonte dhe per tre vjet ai do kishte kete rriske buke.

Vertet , ci duheshin me teper? Pilafin ua jepnin ne Akademi. Andaj ji i lumtur ti polici baze, je mire aty poshte. Ceshtja e meritokracise , e gradave , drejtimi dhe lidershipi ne polici nuk ka gjetur ndonjehere zgjidhje. Vitet e fundit edhe pse ligji eshte si e bardha ne te zeze, miq e stermiq po qerasen fillimisht duke u emeruar ne poste drejtuese ndonëse nuk e meritojnë në përputhje me gradën. Mandej ngjiten e ngjiten me poste dhe grada qe ua fal gjykata. Eshte kthyer ne mode. E si mund ta duash mandej te aftin te drejtin, a atë policin qe ndjek zinxhirin e karrieres per vite e vite! 19 mije leke i dalin e i mjaftojnë !! Kot shkon ne Akademine e Sigurise, kot ndjek programet dhe zbaton pike per pike ligjin per të ardhmen ne polici. Do zvarritesh vazhdimisht mes pilafit dhe gradave qe do te duhen 20 vjet qe ti fitosh dhe pastaj vjen nje tjeter, te fton te heqesh dore nga grada, ose te degdis diku dhe pastaj sipas pozicionit ti ndeshkohesh me ulje ne grade.

Ose ndodh keshtu, police qe pasi kalon koha dhe shuhet meria, ata kokeulur i drejtohen gjykates. Por kesaj radhe jo per ta fituar graden se u emeruan shefa dhe sheflleku kombinohet me nje grade qe duhet falur apriori. Por sepse jane ulur ne grade dhe kerkon ti kthehet dinjiteti nga kjo tallje

Po cna duhen te tera keto, kujt i behet vone per biseda gradash dhe shefash? Vertet , pilaf dhe caj ti servir akademia. Nga ketu mandej kerkojme polici efektive, me drejtues te afte, shefa komisariatesh qe nuk kompromentohen dhe as blihen. Mund te behet e besueshme, por jo ketu.
Sepse ..

Gradat e falura sa andej ketej, promovimi i pamerituar sa andej ketej dhe si te mundemi , sjell nje polici te kapur , te pazonja per te arrestuar dhe mbajtur qendrim te njejte si me ate qe nuk vendos rripin dhe me ate qe eshte influent ne krim. Shko ne paqe Xhulio ! Sic e gjete e le policine. Per te paprekshmit duhen te paprekshem

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re