Shtetasit e huaj rezident në Shqipëri, të cilët aktualisht janë të pajisur me leje qëndrimi, tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4.

Ministri Bledi Çuçi bën me dije se individët të cilët kërkojnë të pajisen me dokumentin e ri kanë mundësi ta përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”.

“Besoj se rreth 20 mijë shtetasit e huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri, do kenë tashmë një mundësi shumë të  ode për të lehtësuar marrjen e shërbimeve në shtetin shqiptar. Eshtë një kartë që unë do ta quaja shumë  odern, sepse përsa i takon veçorive dhe informacionit që ka, është e njëjta me atë që kanë shtetasit shqiptarë, si kartë elektronike”.

Ministri njoftoi se të gjithë shtetasit e huaj me leje qëndrimi në vendin tonë kanë 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për dokumentin e ri.

“Të gjithë të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri tashmë regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj çdo gjë bëhet elektronikisht, duke mundësuar më së fundi komunikimin e regjistrave: regjistrit “FER”, që është regjistri i të huajve që janë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe që administrohet nga drejtoria e Kufirit me regjistrin e Gjendjes Civile. Kjo gjë i jep mundësinë shtetasve të huaj që të marrin shërbim në një kohë më të shpejtë”, shtoi Çuçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re