Disa studiues amerikanë të Universiteti Northwestern kanë zbuluar një pajisje të vogël që sipas tyre mund të jetë efikase në luftën kundër epidemisë së koronavirusit.Mediat shkruajnë se ata kanë krijuar një pajisje, një copëz të vogël plastike, që mund të zbulojë praninë e Covid-19 në kohë reale, përpara se të zhvillohen simptomat tek njeriu.

Kjo pajisje u krijua nga Universiteti Northwestern, i cili e botoi studimin në Journal of the American Medical Association.Ata krijuan një copëz në madhësinë e një pulle, të butë dhe fleksibël, të pajisur me sensorë dhe që vendoset në pjesën e fytit, ndërsa arrin të masë të gjithë faktorët që lidhen me fillimin e Covid-19.

“Pajisja transmeton të dhëna tek një server privat, ku algoritmet krijojnë përmbledhje grafike që mund të analizohen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor. Mësohet se dhjetra persona tashmë janë duke e testuar atë”, tha John Rogers, drejtues i projektit dhe profesor i inxhinierisë në Universitetin Northwestern.Rogers tha se pajisja në fjalë arrin të analizojë shenjat e para të virusit tek njerëzit, siç janë temperatura e lartë, dhimbjet e kokës dhe pengesa në frymëmarrje.Kjo pajisje u krijua për të ndihmuar stafin mjekësor që të monitorojë pacientët e shtruar në spital, por edhe ata që ndodhen në shtëpi, pa qenë nevoja për të rrezikuar stafin.Mbi të gjitha, zbulimi i diganozës shpejt, do të mundësonte izolimin e një personi të prekur nga Covid-19 në kohë reale, duke shmangur kështu përhapjen e infeksionit tek personat e tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re