Imazhe të rrjetit televiziv të Niger, ‘TeleSahel’ tregonin sot një avion rus transporti që mbërrinte në aeroportin e Niamey me pajisje dhe instruktorë ushtarakë, si pjesë e thellimit të lidhjeve të vendit afrikano-perëndimor me Moskën.

Mes dërgesave raportohet se ishte një sistem i mbrojtjes ajrore dhe të tjera pajisje priten sipas marrëveshjes, që kur vendi dëboi trupat franceze duke u ankuar për mungesë rezultatesh në luftën ndaj militantëve në rajonin Sahel.
Në komentin televiziv thuhej se dërgesa është “më e fundit e pajisjeve dhe instruktorëve ushtarakë që dërgon ministria ruse e mbrojtjes”.

“Instruktorët do të ndihmojnë në instalimin e sistemit të mbrojtjes ajrore për të siguruar kontroll të plotë të hapësirës tonë ajrore”.
Një prej instruktorëve ruse raportohej të thoshte: “Jemi këtu për të stërvitur ushtrinë e Niger në përdorimin e pajisjeve që sapo kanë mbërritur, të cilat përdoren për specialitete të ndryshme ushtarake”.
Nigeri, një nga vendet më të varfra në botë ka qenë më parë partner i Perëndimit, por është kthyer nga Rusia që prej largimit të papritur te presidentit me një grusht shteti në korrik.
Junta në pushtet me pas largoi trupat franceze dhe ndaloi një marrëveshje ushtarake me SHBA, e cila kishte ndërtuar një bazë dronësh në shkretëtirën veriore te vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re