“Tirona Napolon”, është koncerti i dytë recital, i cili sjell artistin Pajtim Struga pranë publikut kryeqytetas këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve. Këngët më të njohura të repertorit të këngëtarit, si dhe disa prej hiteve më të reja që Struga ka sjellë vitet e fundit do të jenë pjesë e recitalit.

 

Teksa e ndajnë pak orë nga ngjitja në skenë Pajtim Struga rrëfen për Vizion Plus disa detaje më tepër mbi koncertin.

 

PAJTIM STRUGA

KENGETAR

 

“Quhet “Tirona Napolon”  sepse Tirona është ar dhe menduam dhe qe ky tillull i përshtatet. Në këtë recital do të jenë të ftuar goca ime si dhe Landi me Mirin e West Side Family. Do të këndojmë disa këngë dhe dy të reja të mijat e të vajzës sime qe do i lëmë surprizë për publikun në sallë,”

 

Përveçse një rikthimi në skenë dhe nostalgjisë për këngët e Tiranës, Pajtim Sruga do të ndajë skenën edhe me vajzën e tij, Elisën.

 

ELISA STRUGA

KENGETARE

 

“Sigurisht që jam shumë entuziaste pasi është koncerti i parë me babin live. Kemi kënduar bashkë nëpër evente familjare por ky është tjetër emocion e tjetër përgjegjësi.”

 

Këngëtar Pajtim Struga ka një karrierë të gjatë muzikore në Shqipëri, ku identifikohet veçanërisht me muzikën popullore të Shqipërisë së mesme. Ndaj për të mos humbur emocionet e muzikën e bukur, artisti ju pret sonte në Pallatin e Kongreseve, ndërsa për të gjithë ata qe nuk do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërdrejtë, recitalin do mund ta shohin të transmetuar në ekranin e Vizion Plus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re