Një gjykatë hollandeze e ka shpallur fajtor politikanin e ekstremit të djathtë Geert Wilders për fyerjen e një grupi pakice gjatë fushatës së tij zgjedhore në 2014.

Por Gjykata e Apelit në Hagë e liroi atë nga akuzat për nxitje të diskriminimit dhe urrejtjes.

Dënimi i mëparshëm i gjykatës më të ulët u përmbys dhe Wilders u gjobit me 5,000 euro.

Politikani tha në 2014 se ai dëshironte të punonte për ata që duan më pak marokenë në Hagë.

“Pak a shumë marokenë?”

Pas fitores së zgjedhjeve në mars të atij viti, Wilders përsëriti deklaratën e tij në një dhomë plot me mbështetës të Partisë së Lirisë (PVV) të ekstremit të djathtë.

“A doni pak apo shumë marokenë në këtë qytet dhe në Hollandë?”, pyeti Wilders, pas të cilit pranishmit brohorisnin “më pak, më pak”.

“Atëherë ne do ta rregullojmë atë,” deklaroi politikani i djathtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re