Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela Basha ka falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që iu gjendën pranë pas ndarjes nga jeta të babait të saj.

 

Në llogarin e saj të “Instagram”, ajo ka ndarë një foto me të atin, ndërsa e përshkruan si një burrë të fortë labërie, që i ka mësuar parimet kryesore të jetës.

 

“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit. Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re