Shpejtësia në kthesë u bë shkak për aksidentin tragjik të ndodhur mesditen e së shtunës në segmentin që lidh rrugën e Shëngjinit me Kunen, ku humbi jeten një 19-vjeçar dhe u plagos një tjeter.

Automjeti i cili drejtohej nga Armando Pacani, doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal.

Rruga që lidhet me Kunen ka dy kthesa të forta që janë bërë të rrezikshme dhe nuk mungojnë rastet e aksidenteve. Aty këshillohet lëvizja me shpejtësi të ulët pasi kthesat janë rreth 75 gradë dhe janë burim aksidenti.

“Nuk e di si e lënë kështu, ka mundësi me e lënë kështu. Është burim aksidentesh. Sa të duash kanë ndodhur aksidente. Ka nevojë për sinjalistikë por ka mundësi edhe me u drejtu rruga”.

“Aty është një kthesë që për 200-300 metra që ka kthesa shumë të rrezikshme, kanë ndodhur viktima, plagosje, një ndër ata me djalin e familjes Pacani. Nëqoftëse nuk i bëhet parapri do të ketë sërish aksidente. Të ndërhyjë bashkia, të zgjerojë kthesën dhe ta nxjerrin rrugën e drejtë”.

“Këtu cdo gjë është problem. Rruga është e rrezikshme, ndërtim njoni e tjetri. Sinjalistikë e barriera”

Ky segment është hapur si një mundësi për të shkurtuar lëvizjen e mjeteve të vizitorëve dhe pushuesve drejt zonës së Kunes.

19-vjeçari Armando Pacani që humbi jeten ne këtë aksident ishte nxënës vitit të tretë në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re