Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me kryetarët  e degëve në “selinë blu”, pak ditë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar.

Berisha është shprehur se Rama, po tenton të marrë edhe pushtetin e fundit, pushtetin e opozitës, ndaj sipas tij beteja është jetike për shpëtimin e vendit.

Ai është shprehur se beteja që po zhvillohet në parlament, mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të vendit, duke i bërë thirrje që përgjigja ndaj qëndrimit antikushtetues të Ramës t’i përgjigjen më të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

“Beteja që bëhet në Parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në cdo pikë nevralgjike të këtij vendi, qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile” tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se nuk do të ketë me protesta të zakonshme, por protestat duhet të jenë bllokuese.

Berisha: Kuvendi Kombëtar mblidhet në këtë situatë për të përcaktuar qëndrimet e PD, në këtë betejë jetike për shpëtimin e vendit.

Beteja që bëhet në Parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në cdo pikë nevralgjike të këtij vendi, qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Do të heqim dorë nga protesta e zakonshme, protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin, i cili nuk ngurron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive.

A do të pranojmë të mashtrojmë shqiptarët? Jo. Unë e kuptoj se zgjedhjet që kaluan kishim një seri dobësirash, për këto nuk justifikojnë kurrë që bandat të numërojnë votat tona.

Duhet të bëjmë gjithçka për t’i angazhuar të gjithë në betëjën pa kthim. Ju takon ju të studioni  pikat nevralgjike dhe të merrni masat bllokuese. Kjo kërkon sakrifica dhe guxim.

Në rast se ne vendosim t’i qëndrojmë ashtu sic po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra.

Nuk ka regjim t’i rezistojë revoltës së një populli, por ama ajo duhet të jetë revoltë.

Ftoj drejtuesit e degëve, anëtarët dhe simpatizantët, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re