Pjesëmarrja në protestën ku kërkohej lirimi i Fredi Belerit nuk iu afrua retorikës që i parapriu. Ata që iu bashkuan protestës, shumica ishin pjesë e komunitetit lokal, ndërsa të tjerët ishin të transportuar nga politika e Tiranës dhe ajo e Athinës.

Vangjel Dule mori forcë kur nga dera e Omonias së Himarës, i kujtoi Edi Ramës ato qe i cilësoi llogari të bëra gabim.

“Po i them Edi Ramës së nuk e di me kë është ngatërruar. Është ngatërruar me atë Himarë që nuk u nënshtrua kurrë. Duart poshtë nga Himara”, u shpreh ai.

Edhe Sali Berisha me Ilir Metën kishin përfaqësuesit e tyre në protestë. Mbështetjen për Belerin e materializuan Ylli Manjani me Ivi Kason. Nga ata që ishin në turmë, më shumë e ekzaltuan turmën kryebashkiaku i Selanikut i cili bëri deklarata nacionaliste.

“Keto troje janë të mbushura me dashuri për helenizim. Duhet ta mësojne dhe e dinë të gjithë se Himara lind luanë”, tha Kostandinos Zervas.

Siç ka ndodhur kohet e fundit edhe kryebashkiaku i Athines, Kostas Bakoianis e lidhi çështjen e Belerit me integrimin e Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria nuk duhet të pengojë ecjen e saj përpara drejt BE me ngjarje të tilla. Fredi Belerit, organizatoret i kishin marre një mesazh zanor nga qelia ku ai shprehte besimin se drejtësia do të fitojë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re