Banorët e fshatit Dushaj në Tropojën kanë dalë në protestë kundër ngritjes së një fabrike asfalto betoni.

Banorët e zonës së Dushaj kanë ndërmarrë një peticion kundër ndërtimit të kësaj fabrike, të cilin e kanë dërguar në Këshillin Baëshkiak.

E megjithë protestën e banorëve, gjatë ditës së djeshme këshilli bashkiak në Tropojë hoqi 0.4 ha nga fondi pyjor për fabrikën.

Banorët thonë që fabrika që do ngrihet, ndodhet vetëm 200 metër larg ujësjellësit.

Fabrika parashikohet të ngrihet shumë pranë gjimnazit “Matosh Uka”, duke rrezikuar kështu shëndetin e nxënësve.

Banorët kërkojnë nga Ministria e mjedisit që të mos e lejojë ngritjen e fabrikës. Në një komunikim me Fax News, banorët thonë se ka shumë zona të tjera në Tropojë, ku mund të ndërtohet fabrika, pa rrezikuar jetët dhe shëndetin e banorëve.

“Ajo nuk është më larg se 100 metra nga rruga kryesore. Kemi bërë peticione në këshillin bashkiak, dhe ata nuk e kanë marrë parasysh fare shqetësimin tonë. Nuk është e mirë kjo, është miratuar dje në Këshillin Bashkiak për tu ndërtuar. Janë mbi 300 firma banorësh që nuk janë dakord me ndërtimin e këtij objekti.

Ka vende sa të duash në Tropojë, që nuk bën dëm, nuk ka pse të ndërtohet aty. I kanë pasur firmat e vulat e kryepleqve të katër fshatrave, ne jemi të vendosur që të protestojmë kundër ndërtimit të kësaj fabrike”. 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re